Vaj bajameve (bademi) – almond oil
Vaj bademi eshte shtrydhur 100%bio në mënyr te ftohët nga makina qe e posedojm
Vaji mund te perdoret edhe per konsum per pije
Vaji i bajames për fytyrën
Është një hidratues shumë i mirë, i përshtatshëm për çdo lëkurë, por kryesisht për ato të thata dhe problematike. Hidh vetëm disa pika vaji dhe masazho butësisht me anë të gishtave, derisa lëkura ta thithë plotësisht dhe pa bllokuar poret.
Po ashtu, mund ta përdorësh edhe për të pastruar make up-in. Mund ta përdorësh në të gjithë fytyrën, te sytë, madje edhe për të hequr rimelin kundër ujit. Lyej një tampon pambuku dhe pastro lëkurën butësisht.
Ka një efekt mbresëlënës në reduktimin e rrathëve të zinj, qeskave apo syve të fryrë. Aplikoje çdo natë para se të flesh dhe në këtë mënyrë do të parandalosh edhe puçrrat.
Ndihmon në reduktimin e shenjave të moshës si rrudhat e fytyrës apo ato rreth syve. Ky vaj ka veti të rivitalizojë dhe rinovon qelizat e lëkurës duke iu dhënë një pamje më të freskët e të re.
Mund ta përdorësh edhe duke e përzier me sheqer. Eksfolimi i lëkurës duhet të bëhet dy herë në javë për të pastruar lëkurën e për të hequr qelizat e vdekura. Ky është një eksfoliant natyral dhe shumë efikas.
Vaji i bajames ka edhe veti shëruese në kurimin e ekzemave, skuqjes, inflamacioneve apo çrregullimeve të tjera të lëkurës.
Maska flokësh me vaj bajame
Zbut, hidraton dhe u jep shkëlqim flokëve. Zëvendëso balsamin, i cili përmban silikon apo kimikate të tjera me vaj bajame natyral. Apliko disa pika në majat e flokëve dhe shpëlaji me ujë të bollshëm. Falë acideve yndyrore të pangopura që ndodhen në vajin e bajames, vaji i bajames i zbut flokët deri në thellësi. Vepron si mbrojtës ndaj faktorëve të jashtëm si nxehtësia e tharëses së flokëve.
-
Fustan
35.00€ -
JILBAB
35.00€ -
BALEN- KAPSULE NGA FARA E ZEZE
15.00€ -
RUAJE ALLAHUN, ALLAHU TE RUAN TY
11.00€ -
RRUGA E NDRIÇUAR
10.00€ -
JILBAB DY PJESE
25.00€
Reviews
There are no reviews yet.